Vjosa Osmani tregon se a është pro a kundër reciprocitetit ndaj Serbisë!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, thotë se të dy partnerët e koalicionit, si LDK ashtu edhe Vetëvendosje, janë pro vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në intervistën për Gazeta Blic, Osmani, u shpreh se asnjë brenda Lidhjes Demokratike, nuk është kundër reciprocitetit, por thotë se vendosja e saj, duhet të bëhet me kujdes dhe në përputhje me shtetet aleate të vendit.

“Unë nuk shoh mosdakordancë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë një qëndrim të përbashkët qeverisës, që janë pajtuar që në në vend të tarifës të vendoset reciprociteti. Natyrisht që është një masë që duhet të analizohet me kujdes. Një gjë është e qartë, që LDK nuk e sheh si të dëmshme vendosjen e reciprocitetit. Gjatë javës së ardhshme, do të kenë hapa të qartë për këtë cështje. Ajo që mund të konfirmojë është që nuk ka dallime mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Osmani.