Vjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë vizitës së saj në qytetin e Mitrovicës është ndalur për t’u takuar edhe me mësuesen e saj. Ajo ka shkruar se mësuesja e mirë e shuan veten për të ndriçuar rrugën e nxënësve të saj.

“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte Mësuesja Shqipe” shkroi ajo

Tutje, Osmani shtoi se këtë ndalesë e ka bërë për ta marrë bekimin e saj në këtë rrugëtim të ri të cilin e ka nisur në karrierën e saj politike.

“Gjatë vizitës së sotme në vendlindjen time, në Mitrovicë, ndalova shkurt tek Mësuesja ime e parë për ta marrë nga ajo, bekimin për rrugëtimin tim të ri” shkroi Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani është kandidatja e LDK’së për kryeministre të vendit. Ajo ishte në garë me Lutfi Hazirin për këtë kandidaturë, por në fund edhe vetë Haziri e mbështeti atë.

loading…