Homazhe

Vjosa Osmani sot bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, në 42-vjetorin e vrasjes së tyre.

Më pas, ajo do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla në fshatin Dubovik të Deçanit, raporton Klan Kosova.

Pastaj në orën 13:00, ajo do të vendosë kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës në Prishtinë.