Vjosa Osmani sot bën homazhe në Prekaz

Lidhja Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se kandidatja e kësaj partie për Kryeministre sot do të bëjë homazhe te Familja Jashari në Prekaz.

“Sot (e enjte), më datë 26 shtator 2019, në orën 14:00, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, bën homazhe te Familja Jashari, në Prekaz”, thuhet në komunikatë.

Pas Prekazit, kandidatja për Kryeministre e LDK-së do të vizitojë Klinën në ora 15:00, e më pas do të jetë e pranishme edhe në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Osmani do të ketë tubim edhe në Rahovec në ora 19:00 dhe do ta përmbyll në Rogovë të Gjakovës në palestrën e shkollës fillore të këtij fshati në ora 20:00.

LDK dje ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë ku ka mbajtur një tubim me simpatizantë të kësaj partie.

loading…