Vjosa Osmani shumë e lumtur pranë “diktatorit” Isa Mustafa!

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, që dikur e quante frikacak kryetarin e partisë së saj, Isa Mustafën, sot ajo është parë të “shkrihet” përkrah tij në një tubim me qytetar në Ferizaj, shkruan Gazeta Insajderi.

I pari i LDK-së, është parë sot për herë të parë në përkrahje të kandidates së kësaj partie.

Deri më tani Mustafa nuk është parë nëpër tubimet e Vjosa Osmanit, siç raportohet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vjosa Osmani para tre vjetësh kishte shpërthyer me akuza ndaj Isa Mustafës. Ajo përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kishte shkruar se Mustafa i frikësohet me një mimikë presidentit aktual, Hashim Thaçi.

“Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thaçit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij. Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaçi na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thaçit president, çuditërisht na qenka rrënim i shtetit”, kishte shkruar Osmani.

loading…