Vjosa Osmani reagon sërish: Kosova dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar sërish pas përfundimit të zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës të Veriut.

Zyra e presidentit përmes një njoftimi për media, ka përcjellur mesazhin e Osmanit, e cila tha se Kosova dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira.

“Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!”, ka thënë tutje ajo.

Deklarata e plotë:

Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie.

Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!.