Vjosa Osmani përplaset me Dukagjin Goranin e Time Kadriajn

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani dhe anëtari i këtij komisioni Dukagjin Gorani janë përplasur gjatë shqyrtimit të Raportit të Qeverisë për dialogun.

Derisa Gorani kritikonte shqyrtimin e këtij raporti duke thënë se po fliten ato gjëra të cilat dihen e që janë thënë edhe më parë.

Gorani u shpreh kundër votimit të raportit dhe rekomandimeve të komisionit. Ndërsa Osmani i tha se askush po i detyron të votojë. Më tej Osmani e akuzoi Goranin se dikush po dëshiron të heshtë cështjen e dialogut me Serbinë.

Osmani poashtu është përplasur me deputeten e AAK-së Time Kadrijaj pasi kjo e fundit i tha se a e ka pyetur shefin e partisë (Isa Mustafën) për t’i dhënë këto kritika për dialogun. Ndërsa Osmani iu përgjigj duke thënë se ajo nuk funksionon në këtë formë dhe se shef e ka vetëm popullin që e ka votuar.