Vjosa Osmani për Lutfi Hazirin: Ka hallat e ka dajtë ma ka sjellë pak për me u kthy në LDK

Vjosa Osmani tregoj se a e ka lutur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për ta kthyer në parti.

Osmani tha se në mënyrë indirekte, Haziri e ka lutur Osmanin që të kthehet në LDK.

“Nuk ka qenë thirrje e drejtpërdrejtë. Ka hallat e ka dajtë ma ka sjellë pak, por jo të drejtpërdrejtë”, tha Osmani në Kallxo Pernime.

E kur u pyet se nëse jep dorëheqje kryesia e LDK-së, a do të kthehej në parti, Osmani u mendua paksa për ta dhënë përgjigjen.

“Le të largohen, e ejani flasim. Ata e dijnë shumë mirë se çka ndodh nëse ndodh një ndryshim i tillë,. Është situatë e pashpresë aty. I njoh aq mirë sa që pishman nuk i bijnë”, tha Osmani.