Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit Ahmet Brahimaj.

“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis. Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit”.

Kryeparlamentarja ka deklaruar se “Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e  vetëmohuesin”.

“Kosova mbeti pa maestron! Ngushëllime komunitetit artistik! Pusho në paqe mjeshtër!​”.