Vjosa Osmani nga Suhareka: Kurrë me PDK-në

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një tubim që ka mbajtur me qytetarët e Suharekës ka folur edhe për vijat e kuqe, duke thënë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

Në fjalimin e mbajtur në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike në Suharekë ajo tha se mundi dhe sakrifica për shtetin nuk vlerësohet duke e vjedhur shtetin.

Osmani këtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës.

Ajo përmendi se PDK e ka vijë të kuqe, LDK kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“LDK nuk do të gjejë kurrë një partnerë që i amniston krimet. LDK nuk bën koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës. Ju e dini se kush nuk e do Kosovën. LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. Partneritet ka vetëm me ata që e duan Republikën e Kosovës”, ka thënë Osmani.

loading…