Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me gratë e Istogut, të cilin e cilësoi si një dëshmi të forcës dhe unitetit të grave në Kosovë.
Përmes një postimi , Osmani tha se mikpritja dhe energjia e grave të Istogut tregojnë fuqinë që kanë gratë kur bashkohen për të kontribuar në shoqëri dhe në proceset politike.
“U mirëpritem nga gratë e Istogut të cilat na treguan sërish sa e fortë është Kosova kur gratë bëhen bashkë”, ka shkruar ajo.
Osmani ka theksuar vazhdimisht në paraqitjet e saj rëndësinë e rolit të grave në vendimmarrje, politikë dhe zhvillimin e vendit, duke kërkuar më shumë përfshirje dhe mbështetje për gratë në çdo nivel të shoqërisë.







