Vjosa Osmani në Skënderaj, i jep premtime Bekim Jasharit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkuar për vizitë në Komunën e Skënderajt, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Jashari ka shkruar se bashkë me Osmanin kanë vizituar fëmijët në çërdhen “Nëna Zahide”, ku kanë ndarë dhurata.

“Prita në vizitë zyrtare Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandantit tim qeverisës.Bashkë me U.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata”, ka shkruar Jashari.

Ai ka treguar se me Osmanin kanë biseduar edhe rreth projekteve të rëndësishme.

“Me U.d Presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë. Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta”, ka shkruar Jashari.