Vjosa Osmani në Llap: Jo koalicion me regjisorët e Prontos

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti fjalim në Podujevë.

Në këtë tubim para saj mbajti fjalim edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Gjatë fjalimit, Osmani ishte e prerë që nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

“Llapjan, Jo koalicion me PDK-në, jo koalicion me regjisorëte Prontos”, u shpreh Osmani.

Pas luftës PDK-ja dhe LDK-ja kanë qeverisur tri herë bashkë, hera e fundit ishte pas zgjedhjeve të vitit 2014. /Ballkani.info/\

loading…