Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Vjosa Osmani ka vizituar parkun e bizneist në Drenas.
Osmani në fjalën e saj për media ka deklaruar se Qeveria e LDK-së do t’i jap përparësi zhvillimit përmes sektorit privat duke qenë primare sundimi i ligjit si kusht themelor për parandalimin e monopoleve dhe aferat korruptive që ndodhin, raporton Ballkani.info.
“Zhvillimi vjen përmes sektorit privat duke qenë primare sundimi i ligjit për të ndaluar monopolet dhe aferat e tjera që ndodhin, prioritet është zhvillimi i bizneseve”, tha Osmani në Drenas.
Vjosa Osmani njihet për qëndrimet e saj liberale në raport me ekonominë që nënkupton minimizim të barrierave për bizneset. Qeveria e Isa Mustafës kishte rritur buxhetin ( të hyrat publike) por edhe obligimet biznesore ndaj shtetit ( si TVSH etj ). /Ballkani.info/
Chat conversation end
Type a message…







