Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click në RTV21 duke folur për pagat e policëve tha se ajo nuk është përgjegjëse për këtë pjesë.

“Presidenca as nuk i cakton pagat as koeficientet e pagave, as nuk e harton ligjin e pagave e as nuk i përcakton shtesat”, tha Osmani Ajo shtoi se u ka dhënë përkrahje policisë gjatë hartimit të ligjit dhe gjatë procesit të hartimit të shtesave në mënyrë që sipas saj kërkesat e tyre të adresohen. “jo gjithmonë kërkesat që i kemi si vet Presidencë përkrahen në institucionet që merren me aspektet financiare, për fat të keq sepse i bëjnë vlerësimet e tyre me të cilat ne si presidencë edhe nuk pajtohemi, dhe unë e kam thënë edhe në fjalimin tim kuleta e shtetit nuk është sa janë nevojat e qytetarëve”, tha Osmani.

BONUS VIDEO: Vjosa Osmani në përpjekje për t’u bërë humoriste