Vjosa Osmani më në fund bëhet pjesë e Kryesisë së LDK-së. Ja emrat tjerë…

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk është zgjedhur kryesia e re, pra nënkryetarët dhe sekretari i partisë.

Pra nga kjo mbledhje, numri i anëtarëve të kryesisë është rritur nga 23 anëtarë në 35 anëtarë.

E në listën e anëtarëve të kryesisë, është edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila përflitet mund të jetë edhe kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Doruntinë Maloku, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Nga kjo mbledhje është bërë e ditur gjithashtu se është rritur numri i grave dhe vajzave të cilat do të jenë pjesë e kryesisë së partisë.

Nënkryetarët e partisë ende nuk janë zgjedhur, dhe pritet që të zgjidhen ditëve në vazhdim.

Mustafa gjithashtu njoftoi se nesër do të ketë diskutim për emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK’ja. Mbledhja e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në selinë e partisë.

loading…