Vjosa Osmani mbërrin në selinë e VV’së, pas pak deklarohen me Kurtin

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti pas pak pritet të dalin në konferencë për media.

Osmani tashmë ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje aty ku pritet të mbahet konferenca për shtyp.

Kjo konferencë është thirrur pas numërimit të më shumë se gjysmave të votave të rregullta nga KQZ’ja. VV’ja po prin në shumicën e komunave të Kosovës.

Kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu në një konferencë të mbajtur më herët ka bërë thirrje te qytetarët që të mos dalin në sheshe për të festuar për shkak të situatës pandemike.