Vjosa Osmani kundër Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Kosova, projekt i përhershëm

Një nga pikat që LDK dhe Vetëvendosjen kanë kundërshti është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Vjosa Osmani pranoi në opinion Opinion, se kjo tezë e hedhur nga Vetëvendosje nuk mund të plotësohet për disa arsye.

“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës unë jam i bindur që ata besojnë në këtë. Për momentin nuk e shikoj si një alternativë e cila mund të bëhet, e para. Për shumë arsye, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE. E dyta, për ne si LDK republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, tha Vjosa Osmani.

Po ashtu ajo pranoi se posti i Presidentit të ardhshëm të Ksoovës, do t’i jepet LDK-së ndërsa sipas saj ende nuk ëshët folur për emra.

“Ne akoma nuk jemi ulur të bisedojmë për çështjen e Presidentit. Jo vetëm që është e mundshme, por patjetër që LDK dhe Vetëvendosje duhet të ulen dhe të bisedojnë se ne po merremi vesh për një mandat 4 vjeçar. Rrjedhimisht secila pozitë politike që derivohet gjatë këtij 4 vjeçari duhet të jetë pjesë e kësaj marrëveshje. Ne nuk kemi folur as në kontekst të emrave. Zoti Mustafa kur ka folur por çështjen e presidentit, ka thënë se duhet ti takojë LDK-së”.

loading…