Vjosa Osmani: Këto janë dy postet ku e shikoj veten për të drejtuar

“Në po bashkohemi për tu marrë me problemet e qytetarëve, me problemet me akute që ata kanë pasur në vitet që shkuan. Kemi patur qeveri, përveç dy viteve të LDK-së që dialogun me Serbinë e kanë shfrytëzuar si mjet për të mbuluar dështimet e veta”. Kështu deklaroi për emisionin Opinion, Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate për kryeministre nga LDK.

Teksa theksoi se do të respektohet vullneti i qytetarëve që kryeministër të jetë Albin Kurti, sa i përket posteve të tjera zonja Osmani tha se ende nuk janë diskutuar këto detaje.

E pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të drejtonte ajo në qeverinë e ardhshme, Osmani tha se ende nuk e kishte vendosur por më mirë e shikonte veten në krye të Kuvendit, ose të Ministrisë së Jashtme.

“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku ti shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim. Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”, tha Osmani.

loading…