“Vjosa Osmani ka bërë një gabim të rëndë, pothuajse skandal duke amnistuar Serbinë për Martyn”

Pjesëtari i shoqërisë civile, Bekim Salihu e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani, sot, ka bërë një gabim të rëndë, pothuajse skandal, ka treguar padituri e ka krijuar huti, për një gjë që tani më është konfirmuar dhe e qartë si loti”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani, sot, ka bërë një gabim të rëndë, pothuajse skandal, ka treguar padituri e ka krijuar huti, për një gjë që tani më është konfirmuar dhe e qartë si loti.

Presidentja ka dërguar kërkesë Zvicrës që kjo e fundit të konfirmojë lajmin nëse Dick Marty vërtetë është synuar të vritet nga shërbimet sekrete të Serbisë.

Me këtë hap, Presidentja në mënyrë të pavetëdijshme e ka amnistuar Serbinë, sepse Zvicra nuk është shtet palaço, por shtet serioz dhe nuk jep informata top sekrete për shtetet e treta.

Pse do të duhet të dërgohet kërkesë Zvicrës kur Dick Marty për herë të tretë e konfirmon të njëjtin lajm, e tha edhe sot, citoj, “po është planifikuar eliminimi im nga shërbimet serbe me qellim që të fajësohet Kosova” a nuk mjafton kjo Presidente.