Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër gjendjen në arsim, gjatë një aktiviteti politik që ajo kishte sot në mëngjes.
Ajo ka akuzuar partitë tjera për gjendjen në arsim, por si duket ka harruar që kolegu i saj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka qenë tre vjet Ministër i Arsimit.
“Sot arsimi është për turp për shkak të politikanëve që kurrë nuk janë njohur për dije dhe për dy muaj janë bërë doktorë të shkencave. Sot kemi parti në pushtet që bëjnë investimin më të vogël në rajonin tonë sa i përket fushës së arsimit”, ka thënë sot Osmani.
Sot në të gjitha shkollat filloi dhe të mesme filloi mbajtja e mësimit.







