Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës.

Sonte në emisionin Pressing të Televizionit T7, e ftuar është Vjosa Osmani, kandidatja e LDK’së për Kryeministre të vendit.

Ajo në Pressing ka treguar se do të bëjë luftë të pa kompromisë për korrupsionin. Osmani madje ka thënë se “vetëm se është grua do të luftojë edhe më shumë dukuritë negative të Kosovës”

Kandidatja për kryeministre ka thënë se gratë në Kosovë nuk janë të korruptuara dhe nuk do të korruptohen kurrë.

“Korrupsioni dhe gratë nuk janë bashkë në Kosovë. Burrat tek ne janë korruptuar dhe kjo është dëshmuar me “kapjen e shtetit që e kanë bërë ata”, ka thënë Omsani.

“Nuk do të ketë më në Kosovë që do të thirret e do të shantazhohet nga ana e politikanëve. Këtë gjë nuk e ka bërë kurrë LDK dhe nuk do ta bëjë kurrë”.

loading…