Vjosa Osmani fillon vizitat nëpër Kosovë prej Krushës së Madhe

Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së në zgjedhjet nacionale të kaluara, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka thurrur lavde për bashkëpartiaken e saj, dhe njëherit kandidatja aktuale për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Hoti ka pritur në Krushë të Madhe Vjosa Osmanin dhe ka thënë se ajo do e vendosë shtetin ligjor për të gjithë njësoj.

Hoti thotë se filluan me vizitat në Krushë për dy arsye. E para për arsye se Krusha me fshatrat që i ka rreth është një hambar i Kosovës, andaj duan që të tregojnë se bujqit do të kenë përkrahje më të madhe. Ndërsa e dyta për shkak se Krusha është ngritur mbi gjenocidin që ka përjetuar në kohën e luftës në Kosovë.

“Krusha eshte ringritur mbi gjenocidin qe ka perjetuar ne luften e popullit te Kosoves per liri dhe me kete vizite duam te tregojme respektin per gjithe renet e te pagjeturit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Osmani pritet që nesër në ora 18 të vizitojë qytetin e Pejës.