Vjosa Osmani: Familja Jashari simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz.

Me këtë rast Osmani ka thënë se familja Jashari është simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri.

Ajo tha se Prekazi është vendi ku çdo ditë vetes dhe botës t’ia përkujtojmë se gjenden dëshmitë e gjenocidit serb, dhe dëshmia e atdhedashurisë për komb e liri.

“Këtë përvjetor të shtetit tonë përkulemi para veprës të komandantit legjendar të UÇK-së, të gjithë të rënëve për liri në mënyrë që ta gëzojmë shtetin tonë të pavarur të Kosovës”, deklaroi Osmani.