Vjosa Osmani e thumbon Hashim Thaçin me një citat të gjykatësit brazilian të GJND-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani përmes Facebookut ka shkruar për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka risjellur një citat të Gjyqtarit të GJND-së, Trinidade që sipas saj është leksion jo vetëm për shtetet që kryejnë krime kundër popullatës civile, siç ishte Serbia, por edhe për të gjithë ata që edhe në shekullin 21 shërbehen me logjikën mesjetare të ndarjeve e copëtimeve territoriale.

“Asnjë shtet nuk mund të thirret në integritetin territorial në mënyrë që të kryejë mizori, as t’i kryejë ato në supozimin e sovranitetit të shtetit, as të kryejë mizori dhe pastaj të mbështetet në një pohim të integritetit territorial, pavarësisht nga ndjenjat dhe pakënaqësitë e pakapërcyeshme të njerëzve të viktimizuar. Ajo që ka ndodhur në Kosovë është se “populli” i viktimizuar ka kërkuar pavarësinë, në ragim kundër terrorit dhe shtypjes sistematike dhe afatgjatë, të kryer në shkelje flagrante të parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit. Mësimi është bazë e qartë: Asnjë shtet nuk mund të përdorë territorin për të shuar popullsinë. Shteti u krijua dhe ekziston për qenie njerëzore dhe jo e kundërta”, ka shkruar Deputetja Osmani.

loading…