Vjosa Osmani e mban fotografinë e Thaçit në zyrë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani mbrëmë ka dhënë intervistën e parë që nga ardhja e saj në këtë post.

Vjosa Osmani në këtë interviste për RTK-në tregoi shumëçka, foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si dhe për partinë që ajo pritet ta themelojë.

Nga intervista, përkatësisht pjesa ku u zhvillua aty binte në sy fotografia e ish-presidentit Thaçi përkrah fotografive të ish-presidentëve të tjerë.

Gjatë kohës kur Osmani mori detyrën e kryeparlamentares bëri bujë largimi i fotografisë së atë kohë presidentit Thaçi.

Osmani ishte arsyetuar se fotografia e Thaçit nuk ishte larguar nga zyra e saj por vetëm ishte zhvendosur. Në vend të kësaj, Osmani kishte vendosur që në qendër të zyrës së saj të jetë fotografia e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ndryshe Osmani tani në detyrën e re ka rikthyer në Presidencë edhe  stemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.