Vjosa Osmani e çon në polici deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj

Vjosa Osmani, kryeparlamentare e Kosovës, ka reaguar para pak çastesh në llogarinë e saj në Facebook për incidentin në Kuvend.

Ajo ka thënë se ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj ka hapur rast në polici.

Postimi i plotë:

Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.