Vjosa Osmani e ‘ashpër’ me deputetët: Është e pamundur të ju lexojë mendjen

Kuvendi i Kosovës, sot po mban seancen e radhës, me disa pika të rendit të ditës.

Kryetarja Vjosa Osmani, ka thënë se e ka të pamundur t’u lexojë “mendjen”, deputetëve.

Reagimi i saj, erdhi pasi që deputetët nuk kishin dërguar kërkesen për të folur në Kuvend.

“Është e pamundur të ju lexojë mendjen, unë nuk mund ta di se kush dëshiron të flasë e kush jo, për momentin i kam vetëm tri kërkesa nga deputetët të cilët duan të flasin”, tha ajo.

Më pas kryetarja e Kuvendit ,Vjosa Osmani, i dha fjalën deputetit të VV-së, Liburn Aliut.