Vjosa Osmani: E ardhmja u takon atyre që guxojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ende nuk e ka bërë të ditur emrin e Iniciativës së saj, por ajo çfarë e ka bërë publike deri tani është slogani “Guxo”.

Pas kësaj vërshuan kritikat në drejtim të Osmanit, konkretisht nga Partia Demokratike e Kosovës e cila tha se slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK’së, konkretisht i vitit 2004.

Por siç duket Osmani nuk e ka ndërmend të merret me kritikat, ajo përmes postimeve që po bën në Facebook po u bën thirrje qytetarëve të ‘guxojnë’ pasi sipas saj veç kështu vjen e ardhmja.

Ajo këtë e ka bërë edhe së fundmi në postimin e bërë.

“E ardhmja u takon atyre që guxojnë. #GUXO”, ka shkruar ajo.