Vjosa e entusiazmuar me pritjen në vendlindjen e Rugovës, ja si i falemnderon istogasit VIDEO

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Istogut.

Me këtë rast, ajo ka takuar disa qytetarë, simpatizantë të saj, të cilët përmes një reagimi në facebook, ajo i falënderon.

”Presidentja e Kosovës”, dëgjohet mes tjerash një thirrje plot emocion e një simpatizanti të saj, të cilin moment, Vjosa Osmani e ka ndarë përmes pamjeve të publikuara.

Tutje në kuadër të kësaj vizite, një tjetër simpatizante e saj e quan Vjosa Osmanin ”sypatrembur që ngriti zërin gjithmonë por jo për të bërtitur”.

Vjosa Osmani shprehet mirënjohëse ndaj istogasve, madje siç i quan ajo për mikëpritjen rugoviane.

”Istogu si gjithnjë – burim frymëzimi për ndryshimin që do të ndodhë. Faleminderit nga zemra për mikëpritjen rugoviane”.