Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në shtetin serb me 5 janar të këtij viti.
Madje, për të dje është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, e arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte, sipas Serbisë, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, deri më tani, deri në botimin e këtij teksti, për rastin në fjalë, nuk ka asnjë reagim publik, as nga ana e kryeministrit Kurti, as nga presidentja Vjosa Osmani.
Nëse bëhet një vëzhgim në rrjetet sociale, në Facebook dhe platformën X, të kryeministrit dhe presidentes, asnjëri nuk e kanë shkruar asnjë shkronjë për këtë rast.
Madje, dyshja në fjalë janë kujdesur që të urojnë serbët e Kosovës për krishtlindjet ortodokse, ndërsa, për arrestimin e Dakajt, “nuk janë kujtuar” të flasin.
Për arrestimin e Dakajt deri tani ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
BONUS VIDEO: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme







