Vjollca Haxhiu, kujt i thotë – Plas, plas…

Vjollca Haxhiu është një nga këngëtaret e dalluara të skenës shqiptare e cila qdo herë sjell projekte të reja që pëlqehen shumë.

Disa prej klipeve të saj janë edhe në top – listat e hiteve muzikore.

Së fundi, ajo ka ardhur me projektin e ri i cili titullohet “Plas Plas”, e cila brenda pak orësh arriti mijëra klikime.

Vjollca është shfaqur mjaft elegante derisa ka të veshur një palë komplete ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari e që nuk e ekspozonte shumë.

Kënga tanimë është e publikuar në YouTube dhe me klip të realizuar nga “Emracom” ndërsa për muzikën është kujdesur këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu.