Ministri

Vjen reagimi i ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Istog ku humbën jetën dy persona, grabitësi i një banke dhe polici në detyrë Izet Demaj.

Tahiri ka thënë se kjo ngjarje është përjetim i rëndë për të gjithë shoqërinë, veçmas për familjen e policit të rënë në detyrë.

Reagimi i plotë

Ngjarja trishtuese që ndodhi sot në Istog, nuk ka vend në Kosovën e shpresave tona. Përjetim i rëndë për të gjithë shoqërinë, veçmas për familjen e policit të rënë në detyrë, të cilës i shprehë bashkëdhembjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta. Një ngjarje si kjo nuk bën të përseritet. Shteti dhe mekanizmat e tij janë të palëkundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve kurdo që kanosen. Lufta kundër krimit të organizuar nuk do të ndalet asnjëherë dhe do jemi të palëkundur ndaj cenimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Shembullin e këtij përkushtimi ndaj rendit dhe ligjit, na e dha sot Izet Demaj, hero i Republikës së Kosovës.