Vjen reagimi i Kurtit pasi u siguruan 1.2 milion vaksina: Do të vaksinohen 60% e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar pasi sigurimit të 1.2 milion vaksinave, të cilat pritet të vijnë deri në fund të vitit.

Kurti tha se me sigurimin e këtyre vaksinave u imunizoua viti 2021.

Sipas kalkulimeve të Kurtit, 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë arriti marrëveshje për sigurimin e vaksinave me kompaninë farmaceutike Pfizer.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:

Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021. Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!