Morena Taraku

Vjen reagimi i ish gruas së të dashurit të përfolur të Morena Tarakut

Mediat turke e kanë dhënë lajmin e lidhjes së këngëtarit Berdan Mardini me ish-Missin kosovar, Morena Taraku.

Sipas raportimeve të mediumeve më prestigjioze turke, ata janë fqinj në Stamboll dhe prej kohësh frekuentohen me njëri-tjetrin.

Merdini së fundmi është ndarë nga bashkëshortja e dikurshme, me të cilën ka dy fëmijë, teksa kjo pjesë duket të mos ketë qenë aspak e lehtë për të.

Së fundmi, Berdan Merdini ka konfirmuar se ka një të dashur, pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen kosovare.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-bashkëshortes përmes rrjeteve sociale e cila ka shkaktuar një dramë të madhe para pak kohësh duke konfirmuar lidhjen me Gokhan Goz.

Teksa këngëtari ka marrë mbrojtjen për fëmijët duke e akuzuar ish-bashkëshorten për konsumim droge, kjo e fundit është shprehur:

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, ata fëmijë që janë të ndarë nga nëna, në moshën shkollore, nuk zgjohet dhe i ndanë përvojat e tij me një grua tjetër në rrjetet sociale. Nga këtu është e qartë që nuk të intereson për psikologjinë e femijëve, sigurisht që je beqar dhe mund ta kesh dikë në jetën tënde, por mendo për fëmijët dhe mos ua fut këto gjëra në sy atyre. Marre, shumë marre!”, ka shkruaj ajo.

Ndërkohë, nga Morena ende s’ka një konfirmim apo demantim për spekulimet.