Vjen reagimi i Grenell, ka një kërkesë për Qeverinë Hoti

Emisari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Grenell ka mirëpritur këtë vendim, gjë që u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Grenell, ku thuhet se i dërguari amerikan në dialog, mezi pret që të rifillojnë bisedimet me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim.