Bekim Jashari

Vjen reagimi i familjës Jashari, pasi babai i Haxhi Krasniqit ia atribuoi fitoren komandantit legjendar

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e ka uruar për fitoren Haxhi Robin Krasniqi. Jashari e quajti atë Ambasadorët të kombit dhe shtetit tonë, shkruan Ballkani.info.

Haxhi Robin Krasniqi mbrëmë fitoi titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme WBA/IBO derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në raundin e tretë.

E për këtë fitore ka shkruar edhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari i ka kushtuar një postim fitores së mbrëmshme të Robin Krasniqit, ku e quajti atë Ambasador të shtetit dhe kombit tonë.

“Urime kampion Robin Krasniqi! Ambasador i kombit dhe shtetit tonë!”, ka shkruar Jashari duke i bashkangjitur një fotografi të Krasniqit përpara shtëpisë së Jasharëve në Prekaz.

Më poshtë postimi i plotë i tij.