Vjen propozimi i parë për president konsesual, si zgjidhje e ngërçit në mes të VV-së dhe LDK-së

Bisedimet rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë hasur në bllokadë, për shkak të kërkesës së LDK-së për pozitën e presidentit.

Këto dy parti nuk po arrijnë të gjejnë kompromis sa i përket emrit që do të jetë pasues i Hashim Thaçit në presidencë.

Mirëpo, analisti i njohur, Lulzim Peci ka dalë më një emër, që sipas tij do të ishte i pranueshëm për president të vendit, shkruan Ballkani.info.

Ai e ka propozuar profesorin e njohur kosovar, ish ambasadorin në Francë, Muhamedin Kullashin si kandidatin konsesual.

Postimi i plotë i Lulzim Pecit:

Derisa VV dhe LDK nuk po munden te dakordohen per postin e Presidentit, po ju propozoj, ne baze te mendimit tim, personin ideal per kete pozite qe do te ishte simbol i unitetit te brendshem dhe do e nderonte vendin tone ne prezentimin nderkombetare.

Ky personalitet, i cili i ploteson keto kritere ne te gjitha aspektet eshte akademiku, veprimtari politik dhe diplomati i shquar Prof.Dr. Muhamedin Kullashi.

Prof. Dr. Muhamedin Kullashi ishte profesor i filozofise ne Universitetin e VIII te Parisit, bashkethemelues i Komitetit te Kosoves ne Paris se bashku me intelektuale te shquar te ketij vendi, dhe Ambasador i Kosoves ne France. Ai ka botuar me dhjetera libra dhe punime shkencore ne gjuhen frenge, angleze, spanjolle, kroate dhe shqipe.

Por, mbi te gjitha ate e shquan integriteti i larte personal, dhe eshte nder humanistet e rralle qe ka vendi yne.

Prof. Kullashi do i jepte kredibilitet postit te presidentit, dhe do na ndihmonte ta rindertojme tanime imazhin e rrenuar te vendit tone.