Vjen përgjigjia e LDK-së për marrëveshjen me Listën Serbe: Do ta bëjmë publike

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, pas takimit që kanë pasur sot me përfaqësuesit e dy partive politike në Kosovës, AAK-së dhe Nisma-s, tha se kanë diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës.

Ai u pyet edhe lidhur me reagimet mbi marrëveshjen mes LDK-së e Listës Serbe, se pse nuk po bëhet publike por ai tha se do të bëhet shpejt.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje të veçantë, Lista Serbe ka aq sa i takon me Kushtetutë, marrëveshja do të bëhet publike”, tha Abrashi.