Vjen një lajm i rëndësishëm për shkollat në Kosovë

Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavcit i është bërë kërkesë që të normalizohet procesi mësimor.

Kërkesa iu parashtrua ministres nga përfaqësuesit e SBAShK-ut në takimin që u majtë paraditen e së enjtes.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me Ministren Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës shumë më të qetë me pandeminë, të normalizohet në tërësi procesi mësimor. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i kanë prezantuar këtë kërkesë Ministres së MASHTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Sipas të njëjtës komunikatë thuhet se ministrja Nagvci ka premtuar se do të diskutohet propozimi me organet gjegjëse do të të merre vendimi.

“Ministrja e MASHTI-t Arbërie Nagavci është shprehur se edhe ajo ka qëndrim të njëjtë lidhur me këtë çështje dhe prandaj përkrah këtë propozim dhe se në takimet e komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera gjegjëse do të kërkoj që të aprovohet ky propozim me qëllim që në kohën më të shkurtër të mundshme të merret vendimi për normalizimin e plotë të procesit mësimor me zotimin se të gjitha palët të vazhdojnë me angazhimin, kujdesin dhe përkushtimin për ruajtjen e gjendjes së qetë e të favorshme në institucionet arsimore”, thuhet në komunikatë.