Trepça

Vjen një lajm i mirë nga Trepça, punëtorët bëjnë një punë të madhe për minierën

Është rregulluar një linjë e gypit të ujit nga horizonti 11 deri tek ai i 9-të në Minierën e Trepëës, aty ku uji gjithmonë bën problem.

Lajmin për realizimin e këtij projekti e ka dhënë faqja e Minierës, e cila thotë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Minierën Trepça.

Sipas tyrë, tanimë nuk do të ketë probleme me ujin që shpesh paralizonte punën. Ndërkaq, punëtorët janë shprehur të gatshëm të punojnë edhe më shumë për të rritur kapacitetet prodhuese.

Ndërkohë, drejtuesit e Minierës i thurën lavde punës së minatorëve, të cilët kishin punuar mjaft shumë për ta realizuar këtë projekt.

Njoftimi i plotë i Minierës Trepça:

Miniera Trepça vie edhe me një lajm të mirë, saktësisht edhe me  një realizim të një projekti të radhës shum të vlefshëm për Minierën Trepça.

Duke parë problemet e shfaqura kohëve të fundit rreth marrjes së ujit në minierë,  stafi udhëheqës i Stan Tërgut  dhe stafi nga njësia për intervenime në pusore u akorduan dhe morën vendim për vendosjen e një linje të re të gypave nga horizonti 11 deri tek horizonti i 9 e cila linje largon rrezikun e  ujit në minierë ,pasi siç e dim uji është problemi kryesor në minierë.

Ky projekt jo i leht u realizua falë punës së palodhshme të këtij grupi të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja që të bëhët një punë e shkelqyer si kjo.

Këta puntorë sa fjalë mirë ishin posa dëgjoje nga ta këto fjalë: do të bëjm edhe më shum për Trepçën tonë vetëm e vetëm ti kemi mundsitë edhe më të mira , ti kemi makinerit më të mira do ta rrisim prodhimin s’do të ndalemi asnjëherë Trepçën e kemi amanet nga shum gjenerata para nesh atëherë këtë amanet do ta dërgojm deri në fund.

Menaxhmenti i Stan Tërgut : z.Nexhat Dedia dhe z.Shyqri Sadiku këtyre punëtorëve i uruan fat e punë të mbarë duke u japur  edhe lëvdata më të larta për ta.

Do të jemi përherë pran jush e me ju, bashkimi jonë për një Trepçë të zhvilluar do të vazhdoj gjithnjë, ju lumt kjo punë e ky sukses që keni treguar.

ME FAT!