Kylie Jenner është bërë sërish nënë.
24 vjeçarja zbuloi lajmin të dielën përmes Instagramit, duke treguar se ajo dhe i dashuri i saj Travis Scott janë bërë prindër të një djali.
Ajo postoi një fotografi duke mbajtur dorën e foshnjës së saj që erdhi në jetë më 2 shkurt.
Nuk ka ende detaje të tjera rreth djalit, apo emrit të tij.








