Vjen ndihma e shumëpritur për Kosovën në luftën kundër koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në IKSHPK sot kanë ardhur 7 mijë teste të reja për detektimin e koronavirusit.

Vitia ka thënë se kanë iniciuar edhe kërkesën për furnizim edhe të 10 mijë testeve tjera.

“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera. Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19”, ka thënë Vitia.