Vjen ‘Lover’, albumi më i ri i Taylor Swift

Një himn kushtuar dashurisë në të gjitha format e mundshme; gjithçka e përmbledhur me ritme elegante country pop dhe rikthime të notave rok nga vitet ’80. Ka dalë në treg albumi i ri i Taylor Swift- it, “Lover”, që shënon edhe rikthimin e yllit të popit, dy vite pas publikimit të “Reputation”.

Është transmetuar tashmë edhe videoja e singëllit (single-it) të ri që i jep emrin albumit, dhe që në klasifikime është ngjitur menjëherë në maja.

Që para daljes së tij zyrtare, albumi paralajmërohej se do të ishte suksesi i radhës, me më shumë se një milion porosi. Dhe pritshmëritë janë konfirmuar! Vetëm në tre orët e para në treg, albumi i shtatë diskografik i Swift-it, ka arritur majën e klasifikimit në iTunes të disqeve më të shitura në 83 vende të botës.

“Lover”, projekti i shtatë diskografik i Taylor Swift, fituese e 10 çmimeve Grammy dhe një prej artisteve me më shumë ndikim në panoramën muzikore bashkëkohore, përfshin 18 këngë dhe i dedikohet sipas zërave, historisë së saj të dashurisë, me Joe Alwyn-in.

loading…