Vjen lajmi mirë nga Serie A/ Lojtari i Sampdorias shërohet nga Koronavirusi

Një lajm i mirë po qarkullon së fundmi në mediat italiane. 

Futbollisti i Sampdorias, Omar Kolej, rezulton tashmë të mos jetë infektuar me koronavirus.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij personale në “Instagram”, 27-vjeçari nga Gambia njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se pas analizave të fundit, se në organizmin e tij nuk ka më gjurmë të Koronavirusit. 

Edhe familjarët e tij nuk kanë asnjë shenjë të Koronavirusit.

“Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese. Familja dhe unë jemi të pastruar nga Koronavirusi. Falenderoj Sampdorian dhe ndihmën e mbështetjen që më kanë dhënë. Dërgoj lutjet e mia për të gjithë ata që janë infektuar me Koronavirus”, shprehet Kolej.

Tashmë numri i futbollistëve të Serisë A të infektuar me Koronavirus, bie nga 10 në 11.