deklarata zyrtare

Vjen deklarata zyrtare e Policisë rreth arrestimit të Dardan Krivaqës

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar në facebook rreth arrestimit të Dardan Krivaqës, të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

Ja njoftimi:

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .
Ai po shoqërohet në polici.

Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë.