Vjehrri dhe nusja nga Malisheva humbin jetën si pasojë e infektimit me koronavirus

Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë humbur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga coronavirusit.

Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga koronavirusi.

Kujtojmë mbrëmë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nga koronavirusi.