Vjehrri akuzon dhëndrin se ia mbyti vajzën me penisin e tij

Policia ka inspektuar penisin “gjigant” të një burri, pasi madhësia e organit të tij gjenital u fajësua nga babai i bashkëshortes së tij si shkaktar i vdekjes së të bijës gjatë aktit seksual.

Nedi Sito gjeti vajzën e tij Jumantri të vdekur në shtratin e saj në shtëpinë e tyre në Probolinggo, Indonezi.

55-vjeçari akuzoi burrin e saj Barsah se i vrau të bijën gjatë seksit për shkak të madhësisë së penisit të tij.

Nedi i hodhi akuzat dy javë pas vdekjes së vajzës pasi thashethemet filluan të qarkullojnë. Ai u inatos dhe besonte se penisi i dhëndrit vrau vajzën e tij.

Ai mblodhi policinë lokale për të inspektuar organet gjenitale të djalit. Detektivët, familja e viktmës dhe i gjithë fshati inspektuan penisin e Barsah si pjesë e hetimit, përcjell GSH.

Policët megjithatë arriti në përfundimin se penisi i tij nuk ishte fajtori. Shefi i Njësisë për Hetimin e Krimeve në Probolinggo tha për mediat: “Pasi i pamë live organet gjenitale që mendohej se ishin shumë të mëdhaja, doli të ishin në madhësinë standarde të Azisë”.

“Në atë moment edhe vjehrri e tërhoqi denoncimin kundër Barsahut dhe ata i kërkuan falje njëri-tjetrit”.

Nedi thotë se familja tani është e sigurt se Jumantri vdiq nga epilepsia, prej së cilës kishte vuajtur që kur ishte 14 vjeç.