Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar se është rrahur nga vjehrra e saj dhe një i dyshuar tjetër i cili është arrestuar.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuara është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe vjehrra e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
BONUS VIDEO:Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë, në Shkup nënshkruhet marrëveshja







