Vjedhje në Pejë, arrestohen të dyshuarit

Gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Pejës janë arrestuar dy të dyshuar (meshkuj), pasi që egziston dyshimi se të njejtit kanë hyrë me forcë në një market lokal, me ç’rast kanë vjedhur një shumë prej 500 Eurove.

Të dyshuarit janë dërguar për intervistim dhe i është caktuar masa e paraburgimit, transmeton Ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë hetimeve ka rezultuar se kanë depërtuar me forcë në një market ku kanë vjedhur të holla në vlerë 500 (pesëqind) euro. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Ballkani.info/